“100 fshatrat”, shpresa e banorëve në Marikaj, Mjedë dhe Lazarat për zhvillimin e turizmit

865

Vëmendja në sektorin e turizmit do të jetë mënyra e zhvillimit të zonave rurale në vend, në të cilat prej kohësh ka patur mungesë investimesh.
Prej vitit 2018 qeveria ka ndërmarrë projekte konkrete për të rijetëzuar ekonominë në këto zona.
“100 fshatrat – 100 modele zhvillimi të integruar për Rilindjen Rurale” është pikërisht programi që synon koordinimin e ndërhyrjeve zhvillimore në hapësirën rurale, por në thelb duke ruajtur identitetin e tyre.
Koordinatorja e Këtij projekti, Elva Margariti flet për etapat dhe ndikimet që do të ketë ai në tre nga fshatrat që janë përzgjedhur për tu vizituar dhe për të ndjekur më pas impaktin që do të ketë ky projekt në zhvillimin e tyre.
Banorët në Marikaj, Mjedë dhe Lazarat flasin për situatën aktuale, problemet që ata shpresojnë që të marrin zgjidhje nga ky projekt dhe shndërrimin e këtyre fshatrave në destinacione të mirëfillta turistike.
Ekspertja e turizmit, Blerina Ago propozon disa ide konkrete për zhvillimin e turizmit në fusha të ndryshme në këto zona, duke reduktuar sadopak largimet e të rinjve nga fshati e duke i dhënë hov ekonomive të vogla rurale.
100 fshatrat e përzgjedhur janë me potenciale të larta zhvillimi ekonomiko-social, agroturizmit dhe turizmit rural, natyrës, mjedisit si dhe të trashëgimisë kulturore.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here