Amendamentet e Kodit Zgjedhor, organ i ri për ankimimin e zgjedhjeve, votë për emigrantët

151

A2 siguron amendamentet e kodit zgjedhor të hartuara nga ekspertët që do t’i përcillen të hënën grupit të punës së Këshillit Politik për reformën zgjedhore.

Amendamentet përcaktojnë se ankimimi i procesit do të bëhet në atë që do të quhet Kolegj Gjyqësor Zgjedhor, një institucion i ri që do këtë 8 gjyqtarë. Ata do përzgjidhen nga Këshilli i Lartë Gjyqësor dhe duhet të kenë kaluar procesin e vettingut.

Konstituimi i Këshillit do bëhet pas betimit të anëtarëve dhe thirret nga kreu i KLGJ. Sikurse ishte propozuar, gjyqtarët do jenë imunë ndaj lëvizjes në detyrë, hetimit apo procedimit disiplinor.

KQZ tanimë do jetë me tri nivele, komisioneri shtetëror i zgjedhjeve, Komisioni Rregullator dhe Komisioni i Ankimeve. Komisioneri Zgjedhor do ketë mandat 7-vjeçar.

Ekspertët kanë rishikuar propozimin fillestar, duke propozuar që nënkomsioneri të ketë mandat 4-vjeçar dhe jo 7-vjeçar.

Ai do ketë përgjegjësi për zbatimin e teknologjisë në zgjedhje dhe për këtë proces do ketë të njëjtat të drejta si Komisioneri. KAS, Komisioni Ankesave dhe Sanksioneve, ka të drejtë të shpallë të pavlefshme zgjedhjet në një zonë, disa zona zgjedhore ose gjithë vendin.

Sipas amendamenteve, në nenin 24 parashikohet votimi i emigrantëve. KQZ do jetë përgjegjëse për krijimin e kushteve për votën e emigrantëve.  Ende nuk është gjetur dakordësim sa i përket kufizimit të së drejtës së kandidatëve apo partive për të realizuar me shpenzimet e tyre transportin e zgjedhësve në ditën e votimit.

ipas dakordësisë se marrëveshjes ndryshon periudha zgjedhore që tanimë do jetë 15 prill-15 maj, 15 tetor-15 nëntor. Sa i përket medias, gjatë fushatës zgjedhore, partitë do kenë mundësi reklamimi gjatë fushatës, por medias i ndalohet publikimi i materialeve të parapërgatitura.

Referuar financimit të partive, do të mund të përfitojnë para nga buxheti i shtetit, forcat politike që kanë siguruar jo me pak se 1 për qind të votave në zgjedhjet pararendëse të të njëjtit lloj.

Amendamentet e Kodit Zgjedhor, A2 siguron dokumentin, organ i ri për ankimimin e zgjedhjeve, votë për emigrantët

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here