Lufta e votave për ndryshimin e sistemit, Koka dhe Xhina firmosin kundër koalicioneve parazgjedhore

251

Pas tërheqjes së dy deputetëve të Ballit Kombëtar nga kërkesa për rishikimin e sistemit zgjedhor, lista është riplotësuar me dy parlamentarë të tjerë.

Propozimit për sistem të hapur të listave të kandidatëve për deputetë, vendosjes së pragut të llogaritjes së mandatit në 5 për qind, dhe heqjes së koalicioneve parazgjedhore i janë bashkuar Lefter Koka dhe Elena Xhina.

Me bashkimin e tyre, drafti ka siguruar firmat e 28 deputetëve, numër i nevojshëm për të nisur procedurat parlamentare.

Por duket se propozimi vazhdon të hasë problem. Krerët e disa partive opozitare të përfaqësuara në Kuvend deklarojnë se drafti i depozituar në Kuvend ka qenë i paqartë, ndaj dhe kanë rënë dakord për disa propozime të tjera.

Adriatik Alimadhi: Kemi dhe propozimet tona. Është e dobishme të sqarojmë. Të gjithë ata deputetët e tjerë që kanë firmosur, ka përplasje mes disa deputetëve dhe kryetarët të grupeve. Kjo eshte shume e rendesishme për ta kuptuar sepse kemi kontrubit real. Nuk mundet që asnjë deputet të thotë hajdeni ju kryetarë të partive hajde firmosni një sistem me 12 rajone. Ne duam sistem të pastër kombëtar. Unë si subjekt politik të marr në zgjedhje atë që meritoj. Kuptoni një gjë që, këta kanë ngritur sisteme dhe struktura pa fund. Këto janë mbingarkesa për buxhetin e shtetit. Kemi kërkuar që asnjë nga subjektet që garon të mos financohet nga shteti. Dhe depolitizim i administratës zgjedhore. 7 subjekte sot dakordësuam këto qëndrime.

Tashmë do të pritet shqyrtimi i kërkesës në konferencën e kryetarëve dhe diskutimi në komisionin parlamentar të reformës që do të vendosin fatin e projektit.

Ndërsa sipas marrëveshjes PS –PD vendimi i marrë në Këshillin Politik nuk mund të ndryshojë pa konsensusin e palëve.

https://oranews.tv/article/lefter-koka-e-elena-xhini-firmosin-lista-te-hapura-e-ndalim-te-koalicioneve-parazgjedhore

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here