Pazaret e drejtësisë me banditët

439

Reformat përherë janë të dhimbshme, por gëzojnë konsensusin e shumicës së shoqërive që synojnë kurimin e problematikave. Reforma në Drejtësi në Shqipëri po pastron sistemin nga njerëzit e korruptuar. Të bindur për largimin, shumë prej tyre e kanë shfrytëzuar periudhën e tranzicionit për pazaret e fundit, duke gjetur shtigje të dyshimta ligjore për lirimin e disa prej banditëve më të rrezikshëm. Ky Podcast, zbulon përmasat reale të këtij problemi që është shndërruar në fenomen në këto 2 vitet e fundit. Përmes analizave të thelluara dokumentare dhe me ekspertë të fushës, ne kemi zbërthyer disa raste konkrete se si drejtues bandash të rrezikshme kriminale janë lënë të lirë edhe pse të dënuar me burg përjetë. Në këtë Podcast, ne kemi trajtuar edhe problematikat drejt ngritjes së institucioneve të reja të drejtësisë, e po ashtu, rezultatet e para.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here