Institucionet shtetërore, shoqëria civile dhe media në parandalimin e ekstremizmit të dhunshëm 

269

Shqipëria, sikurse i gjithë rajoni i Ballkanit Perëndimor apo dhe shtete të zhvilluara në mbarë botën janë përfshirë vitet e fundit nga një valë ekstremizmi të dhunshëm (Procesi i adoptimit të pikëpamjeve radikale politike, ideologjike ose fetare dhe kthimit të tyre në veprime të dhunshme) dhe radikalizmi fetar (Procesi i zhvillimit të ideologjive dhe pikëpamjeve ekstremiste fetare. )

Ekstremizmi dhe radikalizmi pak kohë më parë u kthyen në kërcënime potenciale për sigurinë kombëtare të vendit, por gjithësesi deri më tani këto fenomene nuk kanë qenë shkak që intutucionet shtetërore të shkojnë deri në vendimin për mbledhje të rëndësishme të cënimit të sigurisë kombëtare.

Sigurisht që në pikënisje të krijimit të “Shtetit Islamik” efektet u dhanë edhe në vendin tonë. Kishte shqiptarë që luftuan pro dhe kundër ideve dhe mesazheve që përhapeshin më së shumti në rrjetet sociale për “Shtetin Islamik” e që shumica përfundonin në akte terrorriste.

Ekstremizmi i dhunshëm si dhe radikalizmi fetar janë bërë fenomene më të mbrehta dhe që morën një vëmendje mediatike në vendin tonë për shkak të pjesëmarrjes së qytetarëve shqiptarë në konfliktet në Siri dhe Irak dhe rikthimit të tyre në atdhe, pas luftimeve. Situata u përkeqësua veçanërisht pas vitit 2011, për të arritur nivelin më të lartë në vitin 2014 ku dhe largimet e shqiptarëve ishin në masë më të madhe.

Numri i shqiptarëve mendohet të jetë mbi 140 burra, gra dhe fëmijë, disa prej të cilëve janë kthyer tashmë në Shqipëri ndërsa aktualisht një pjesë e drejtuesve të grupeve të kthyer janë ende në proces gjyqësor. Bazuar në informacionet e grumbulluara mbi ekstremistët shqiptarë, mosha mesatare është rreth 31-35 vjeç, të cilët për arsye shkollimi apo dhe ato ekonomike përqafuan idenë e të larguarit nga vendi drejt zonave të luftës ku mbrojtja e pikëpamje fetare ishin prioritare duke shkuar deri në vetëflijim.

Media sociale dhe interneti në epokën e sotme kanë qenë një nga hapësirat kryesore në të cilat kultivohet ekstremizmi fetar si dhe ai dhunshëm, sepse kanë lehtësuar komunikimin dhe përçimin e mesazheve ekstremiste. Mjafton të kujtojmë në vendin tonë hapësirën e madhe mediatike që zuri një video mesazh kërcënues, ku shqiptari Lavrim Muhaxheri  jepte urdhër hoxhallarëve që ndodhen në Shqipëri e në Kosovë për pjesëmarrje në zonat e luftës duke i kërcënuar ata me jetë. Përvecc kërcënimeve ai arriti dhe në vendimin ekstrem atë të grisjes së pasaportës, duke mohuar vendin e tij e duke mos e njohur shtetin e Kosovës.

Nga sa u deklaruar edhe nga policia e shtetit Muhaxheri urdhëroi edhe një sulm terrorist në Shkodër ndaj kombëtares izraelite të futbollit, një sulm që dështoi sepse u parandalua në kohë. Ndërkohë në Shqipëri u dënuan 9 persona për rekrutim dhe dërgim të besimtarëve myslimanë shqiptarë për xhihad luftarak në Siri.

Duke qenë të lidhur dhe me besimin fetar, atë mysliman, mesazhet e tyre zunë një hapësirë të konsideruar në media, por ka patur rast ku në portale të ndryshme edhe është abuzuar për disa klikime më shumë pa e kuptuar nxitjen që u bëhej njerëzve të tjerë që kishin përqafuar idetë e tyre.

Hapat për parandalimin e fenomeneve

Si pasojë e shfaqjes së dukshme të këtyre fenomeneve qeveria shqiptare në vitin 2014 ndërmorri ndryshime konkrete në Kodin Penal të Republikës së Shqipërisë.

Ndryshimet u ndërmorrën për të mundësuar ndjekjen penale të individëve që marrin pjesë në konflikte të armatosura jashtë vendit, me intensifikimin e bashkëpunimit të shërbimeve të inteligjencës dhe policisë me agjencitë e zbatimit të ligjit në rajon; me ndjekjen penale të një numri individësh që rekrutonin qytetarët shqiptarë për të marrë pjesë në konfliktin sirian, etj. Neni 230/a merret me financimin e terrorizmit, duke e dënuar atë me jo më pak se 15 vite burg, ndërsa 230/b trajton fshehjen e fondeve që përdoren për të financuar akte terroriste.

Një tjetër për parandalimin e këtyre fenomeneve ishte dhe hapja e Qendrës Kundër Ekstremizmit të Dhunshëm në vitin 2018. Srategjia kombëtare e qeverisë për luftën kundër ekstremizmit të dhunshëm synon një rol shumë më aktiv të shkollës apo institucioneve fetare, për t’u përballur me propagandën radikalizuese dhe ekstremiste, që tenton të prekë nxënësit, studentët, rininë dhe personat e margjinalizuar. Që prej funksionimit të saj qendra ndihmon përmes projekteve komunitetet në mbarë vendin dhe trajnon rreth 20 mijë mësues, policë, psikologë dhe punonjës socialë të konsideruar si të vijës së parë për parandalimin e ekstremizmit të dhunshëm dhe radikalizmin që ëon në terrorizëm. Nuk mungojnë bashkëpunimet e qendrës me organizatat ndërkombëtare dhe departamentin amerikan të shtetit.

Po në këtë vit në Shqipëri u mbajt për herë të parë konferenca “Përballja me terrorizmin dhe ekstremizmin e dhunshëm – krime të ndërlidhura”, ku morën pjesë gjyqtarë, prokurorë dhe ekspertë të fushës nga Ballkani Perëndimor”.

“Ekstremizmi i dhunshëm është një kërcënim global, që nuk njeh kufij, gjeografikë apo politikë qofshin. Ai përhapet në tërë botën dhe sjell pasoja negative në të gjitha vendet ku e gjejmë”, do të shprehej në atë kohë kryetari i Prezencës së OSBE-së në Shqipëri, ambasadori Bernd Borchardt.

Në kuadër të procesit të integrimit në Bashkimin Europian, Shqipëria përveçse ka lidhur marrëveshje dypalëshe për luftën kundër terrorizmit dhe ekstremizmit të dhunshëm me shtetet e rajonit dhe vendet anëtare në BE, ka intensifikuar vitet e fundit edhe bashkëpunimin institucional me këto vende. Bashkëpunimi përfshin shkëmbimin e informacionit mbi grupet terroriste dhe rrjetet e tyre mbështetëse në përputhje me ligjet ndërkombëtare dhe kombëtare si dhe shkëmbimin e eksperiencave mbi mjetet, metodat dhe trajnimin në luftën kundër terrorizmit.

Roli i shoqërisë civile dhe medias

Si për ccdo fenomen tjetër, shoqëria civile luan një rol vendimtar në “qasjen e integruar të shoqërisë” për parandalimin dhe luftën kundër ekstremizmit të dhunshëm dhe radikalizmit që çon në terrorizëm. Pas shfaqjes së këtyre fenomeneve përfaqësues të shoqërisë civile janë fokusuar më së shumti në masat që duhet të ndërmerren nga institucionet përgjegjegjëse, por dhe gjithë shoqërisë për parandalimin dhe zhvillimin e këtyre fenomeneve. Ata kanë adresuar problemet dhe pakënaqësi të individëve/ grupeve më të prekshme ndaj ndikimit të grupeve ekstremiste të dhunshëm.

Instituti Shqiptar i Medias ka realizuar disa trajnime dhe diskutime rreth këtyre fenomeneve, ku sipas pjesëmarrësve vëmendja është foukusuar pikërisht te riintegrimi i personave që janë kthyer nga zonat e luftës dhe rreziku që ata mund të përbëjnë në riaktivizimin e këtyre fenomeneve në vendin tonë.

Gjithësesi roli i medias është jashtëzakonisht i rëndësishëm në parandalimin e ekstremizmit të dhunshëm, por diskursi që përdoret në media për këtë dukuri, ka nevojë të përmirësohet për të shmangur pakënaqësi dhe nxitje të fenomeneve.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here