20 viktima nga koronavirusi në Shqipëri, 361 raste të konfirmuara në total

Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se ka shkuar në 361 numri i personave të prekur nga koronavirusi, ndërsa 20 nga të cilët kanë ndërruar jetë. Të shëruar deri tani janë 104 persona.

Në 24 orët e fundit janë testuar 149 persona të dyshuar, prej të cilëve janë konfirmuar 28 raste të reja me COVID-19, nga të cilët 1 fëmijë.

Lajmi i mirë është që gjatë 24 orëve të fundit kemi 5 pacientë të shëruar duke e çuar numrin e të shëruarve nga COVID-19 në 104.

Ju informojmë se, në shërbimin infektiv aktualisht janë 64 të shtruar. 5 prej tyre janë në terapi intensive ndërsa një është i intubuar.

Në spitalin COVID 2 “Shefqet Ndroqi”, janë 7 pacientë të shtruar gjithsej, ku 6 pacientë janë në terapi intensive, prej të cilëve 2 janë të intubuar, ndërsa 1 pacient ndodhet në pavion.

Në dy spitalet COVID aktualisht po marrin shërbim 71 pacientë.

Harta e të prekurve nga COVID-19 zgjerohet në Tiranë, Durrës, Elbasan dhe Shkodër.

Shpërndarja gjeografike e rasteve pozitive, është si vijon:

– Tiranë         174 raste
– Durrës           36 raste
– Lushnje         5 raste
– Elbasan         10 raste
– Fier               25 raste
– Kavajë           8 raste
– Rrogozhinë 4 raste
– Korçë             16 raste
– Vlorë           5 raste
– Shkodër         38 raste
– Lezhë           14 raste
– Berat             1 rast
– Has               9 raste
– Krujë             5 raste
-Tropojë         4 raste
– Pukë               4 raste
– Mirditë 3 raste

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here