55 vjet për të shkruar ‘‘Rubairat’’

Rubairat janë strofa me katër vargje që nuk janë pjesë e një poeme dhe s’kanë lidhje të ngushtë mes tyre. Cilado rubairë është një vjershë e plotë më vete.

Omar Khajam s’i ka shkruar në një kohë të shkurtër ‘Rubairat’’ e famshme. Atij iu deshen plot 55 vjet të jetës a ndoshta dhe më tepër. Stili dhe përmbajtja  e tyre ndryshon sipas gjendjes shpirtërore të poetit në çastin kur i krijonte.

Omar Khajam është aq i madh sa nuk hyn dot në një kallëp e në një sistem të kristalizuar. Pikëpamjet e tij kanë ndryshuar në këto 55 vjet, duke qenë armik i të gjitha dogmatizmave. Të gjitha pikëpamjet, qofshin edhe kundërshtare janë të mira për Khajam-in nëse i japin lëndën e nevojshme për një rubairë artistike; dhe specialiteti i tij është që ta përshkruajë çdo gjë nga të gjitha anët: këtu duke qeshur, aty duke qarë, andej me një forcë demokratike e këtej me një ëmbëlsi mistike.

‘’O Zot, nga vetja ime Ti shpëtomë!

Te lartësia jote Ti afromë!

Esëll, të Mirën e të Ligën njoh:

Dua t’i mbys e dehem!- Mëshiromë!’’

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here