6 mësime jete nga profesori i dashurisë, Leo Buscaglia

1220

 

  1. Ti nuk ke asgjë përveç vetes tënde! Kur të kuptosh rëndësinë e respektit për veten tënde, kur të jesh i bindur se të gjitha gjërat vijnë dhe varen nga ti, vetëm atëherë mund t’ua japësh ato të tjerëve. Rikthehuni tek vetja juaj!
  2. Kemi nevojë për njerëz që janë të vendosur të ecin përpara e që deklarojnë: ‘’Jo! Duhet ta ndryshojmë këtë sistem, ose do të shkatërrohemi!’’
  3. Burrat nuk qajnë! Kush e ka thënë këtë? Unë qaj nga pak për gjithçka. Studentët e mi e kuptojnë gjithmonë që unë i kam lexuar detyrat e tyre, sepse kur gjej në to diçka që më prek, sytë më përloten.
  4. Jemi kaq pranë e megjithatë po vdesim të gjithë nga vetmia.
  5. Unë të jap dashuri sepse të dua, jo sepse pres që ti të ma kthesh dashurinë. Nëse unë të jap diçka  duke pritur të ma kthesh me diçka, me siguri do të mbetem i dëshpëruar.
  6. Për mua jeta është dhurata që na ka bërë Zoti neve. Mënyra sesi e jetojmë jetën tonë është dhurata që i bëjmë në Zotit. Bëjeni atë në mënyrë të tillë që të jetë një dhuratë e mrekullueshme.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here