9-vjeçari i kërkon një prej qenve, përgjigjet Mbretëresha…

Mbretëreshës së Anglisë iu kërkua një qenush, si dhuratë nga një djalosh 9 vjeç. Vogëlushi, që jetonte në një provincë të Mantovës, në fillim të këtij muaji mori guximin që nëpërmjet një letre t’i kërkonte Mbretëreshës Elizabeth një qen “Corgi”.

“E dashur Mbretëreshë, ju keni shumë qenushë “Corgi” dhe dini ku t’i gjeni. A mund të kem edhe unë një? Gjithsesi ti je Mbretëresha dhe bëj si të duash ti”, shkruante ai ne leter.

Nuk ka kaluar shumë dhe vogëlushi ka marrë një përgjigje nga Oborri Mbretëror duke e vënë në dijeni se, Elizabeth e ka lexuar letrën dhe e ka pëlqyer shumë vizatimin e tij. Fatkeqësisht dëshira e tij nuk mund të realizohet dhe megjithatë ai është i lumtur, që Mbretëreshës i ka pëlqyer vizatimi me ngjyra.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here