A duhej shpallur emergjenca? Rama: Nesër do të mendojmë për të gjitha

Kryeministri Rama gjatë konferencës për shtyp në ambientet e Spitalit të Traumës iu përgjigj dhe interesit të gazetares së A2, Ornela Joti se a duhet të ishte shpallur gjendja e emergjencës për shkak të situatës së krijuar.

Kreu i qeverisë tha se një akt formal, nuk mund të sjellë më shumë seç solli solidariteti dhe angazhimi i ditës së sotme, por la të hapur mundësinë se një gjë e tillë do të ketë kohë të diskutohet ditën e ardhshme. Sipas tij, njerëzit e prekur nga tërmeti do të trajtohen me dinjitet.

“Është e çuditshme që e dëgjoj këtë pyetje. Nuk ka kuptim, akti formal i saj nuk sjell më shumë nga ajo që ka sjellë sot gjithë ky intensitet dhe ky solidaritet e volum pune. Nesër është dita për të menduar për të gjitha, edhe këtë që thoni ju. Ne do t’i vlerësojmë të gjitha. Këta njerëz që mund të ishim ne do të trajtohen në mënyrën më dinjitoze”, deklaroi Rama.

A2 CNN

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here