Abuzuan me ndihmat për të prekurit nga tërmeti, arrestohen 2 policë dhe 1 zjarrfikës

Shërbimi i Çështjeve të Brendshme dhe Ankesave ka vënë në pranga mbrëmjen e djeshme 2 punonjës policie, 1 punonjës të Shërbimit Zjarrfikës, ndërsa ka proceduar penalisht 2 shtetase të tjera për veprat penale të “Mashtrimit” dhe “Shpërdorimit të detyrës”.

“Arrestimi i tyre u krye pas hetimeve të zhvilluara në lidhje me publikimin e një video në media, ku shfaqeshin pamje të transportimit e përvetësimit të një sasie të konsiderueshme pakosh ushqimore (të sekuestruara në cilësinë e provës materiale) të destinuara për banorët e prekur nga situata e tërmetit”-thekson policia.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here