Aeroporti i San Franciskos ndalon shishet plastike të ujit

Young blond caucsian woman drinking water while waiting in queue to board plane.

Duke filluar që nga e marta, ata që dëshirojnë të pinë ujë në Aeroportin Ndërkombëtar të San Francisko do të duhet të pinë nga një burim uji, të sjellin shishen e tyre të riciklueshme ose të blejnë vetëm shishe të aprovuara nga aeroporti.

Aeroporti po fut shishet plastike të ujit në listën e artikujve të kufizuar në përpjekje për t’u bërë aeroporti i parë në botë me zero mbeturina deri në vitin 2021.

Uji i gazuar apo mineral është i ndaluar zyrtarisht.

Rregulli i ri do të zbatohet për restorantet, kafenetë dhe makineritë shitëse të aeroportit.

Udhëtarët të cilët kanë nevojë për ujë duhet të blejnë shishe alumini ose qelqi nëse nuk e marrin shishen e tyre personale me vete.

Aeroporti po vë në zbatim një urdhëresë të miratuar në vitin 2014 që ndalon shitjen e shisheve plastike të ujit në pronat e qytetit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here