Aksident në Kavajë, vdes nusja e vjehrri

Tjetër aksident i rëndë. Vjehrri, nusja dhe djali 8 vjeçar janë përplasur nga një makinë teksa po prisnin në një ministacion tek Mali i Robit në afërsi të Kavajës.

Policia e Tiranës informon se 69 vjeçari Xhemil Pisku dhe nusja e tij 34 vjeçe Edlira Pisku, kanë gjetur vdekjen ndërsa djali i mitur XH. F, 8 vjeç, u transportua në spitalin e Durrësit, dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve .

Aksidenti u shënua rreth orës 07:40. Mjeti tip “Toyota” me drejtuese 30 vjeçaren Ilda Parroj, ka dalë nga rruga dhe i ka përplasur me makinë vjehrrin, nusen dhe djalin 8 vjeçar.

“Donin t’i hipnin autobusit për të ikur në Berat”- thonë fqinjët e familjes.

Drejtuesja e mjetit është shoqëruar në Komisariat për veprime të mëtejshme.

“Paraprakisht dyshohet se shkak i aksidentit ka qenë humbja e kontrollit gjatë drejtimit të mjetit. Grupi hetimor po kryen veprimet për zbardhjen e plotë të aksidentit, ndërsa drejtuesja e mjetit është shoqëruar në Komisariat për veprime të mëtejshme.” informon policia.

Ky është aksidenti i tretë i rëndë brenda kësaj jave. Tetë persona, mes tyre 3 fëmijë humbën jetën nga aksidentet në rrugë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here