AktualitetHaradinaj: Mogherini tha në Tiranë “hiqni taksën se ua ndaj Kosovën”

Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj, thotë se gjatë takimit në Tiranë Mogherini i ka kërkuar me ngulm heqjen e taksës ndaj Serbisë.

Sipas tij, Mogherini kishte kërcënuar në Tiranë, se nëse nuk hiqet taksa ndaj Serbisë, do ta ndante Kosovën.

 

Gjatë deklaratës që dha për mediat, Haradinaj u shpreh më tutje se ndarja e Kosovës nuk do të ndodhë pasi tashmë politika e jashtme e BE-së, nuk është më në dorë të Federica Mogherinit.

Me rëndësi është që procesi është tani në duar të sigurta, i është hequr zonjës Mogherini, nuk rrezikohet nga një propozim për ndarje, pra ka një stabilitet, kjo është kryesorja. Mogherini tha në Tiranë hiqni taksën ua ndaj Kosovën menjëherë, i ra ashtu, si ta heqin taksën e thirri takimin, a po kthehet kështu, vetëm hiqni taksën se menjëherë ua ndaj Kosovën. Shyqyr Zotit kemi qëlluar në vend që i kemi lexuar këto projekte me kohë, nuk hiqet taksa, Mogherini e ka kryer mandatin e saj, janë zgjedhjet, ajo rri deri në fund të tetorit por ajo është ushtrues detyre se kandidati tjetër veç përgatit agjendën e vet”, tha ai.

Më tej Haradinaj tha se tashmë dialogu është hequr nga ata që kanë dëshiruar ndarjen e Kosovës duke shtuar se BE i ka bërë një nder të madh Kosovës duke hequr axhendën e dialogut nga Mogherini.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here