Ambasada e SHBA kujton Nënë Terezën me foton e rrallë të vitit 1985

Ambasada Amerikane në Tiranë ka kujtuar sot Ditën e Shenjtërimit të Nënë Terezës, duke publikuar një foto nga takimi i humanistes së madhe shqiptare me Presidentin e SHBA-së, Ronald Reagan.

Foto daton në 21 qershor 1985 dhe gjatë ceremonisë, Nënë Tereza u dekorua me Medaljen e Lirisë.

“Foto e Ditës  21 qershor, 1985. E shoqëruar nga Zonja Reagan, Nënë Tereza i shpreh mirënjohjen Presidentit Ronald Reagan gjatë ceremonisë ku ajo u dekorua me Medaljen e Lirisë”, shkruan ambasada e SHBA.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here