Ankimohet regjistrimi i “Bindjes Demokratike”, Patozi: Na sulmon Basha

Kundershtohet ne Kolegj Zgjedhor vendimi I KQZ per regjistrimin e parties Bindja Demokratike. Partia Bashkimi Demokrat e  Ylber Valterite cila kerkon cregjistrimin e partise se koordinauar nga Astrit Patozi.

Vendimi i Komisionit Qëndror të Zgjedhje që regjistroi partinë e Astrit Patozit,  Bindja Demokratike,  në garën e 30 qershorit edhe pse vendimi i gjykatës nuk kishte formë të prerë,  është ankimuar në Kolegj Zgjedhor.

Ankimimi është bërë nga  Partia Bashkimi Demokrat, ndërsa gjykata ka përcaktuar trupën që do të shqyrtojë çështjen.

Partia Bashkimi Demokrat kërkon çregjistrimin e Bindjes Demokratike dhe për këtë argumenton:

“Vërtetimi i gjykatës, i paraqitur në KQZ nga Bindja Demokratike nuk ka marrë formë të prerë.  Duke futur në garë, në kundërshtim me ligjin për partitë dhe Kodin Zgjedhor, organizata politike të paregjistruara në Gjykatë, KQZ cënon kushtet e barabarta në zgjedhje dhe ligjshmërinë e zgjedhjeve”.

Në ankimim thuhet se Kodi Zgjedhor sanksionon qartë  se “për të marrë pjesë në zgjedhje një parti duhet të paraqesë vërtetimin e regjistrimit në gjykatë”, gjë që sipas akuzuesit, Bindja Demokratike nuk e ka.

“Në të kaluarën, KQZ dhe Kolegji Zgjedhor kanë ndjekur një praktikë të ndryshme nga kjo që KQZ ka ndjekur për Bindjen me kryetar Astrit Patozi”.

Regjistrimi i Bindjes Demokratike për zgjedhjet e 30 qershorit mori 4 vota pro të përfaqësuesve socialistë në KQZ, ndërsa kryetari Klement Zguri kundërshtoi dhe votoi kundër.

Koordinatori i “Bindja Demokratike”, Astrit Patozi reagoi duke deklaruar se kerkesa e  fsheh perpjekjen e Lulzim Bashes per te penguar pjesemarrjen ne zgjedhje te partise “Bindja Demokratike.

 

Reagimi:

Lulëzim Basha është angazhuar seriozisht në betejën kundër BINDJES DEMOKRATIKE, tanimë duke u përpjekur ta pengojë atë që të marrë pjesë në zgjedhje. Ndërkohë që për të gjithë demokratët shqiptarë kundërshtar mbetet Edi Rama dhe qeveria e tij, për Lulzim Bashën kundërshtar është BINDJA DEMOKRATIKE, pasi, me sa duket, atë e shikon si rrezik për karriken e tij. Përdorimi i disa klubeve me maska për të shantazhuar BINDJEN DEMOKRATIKE, që ajo të shmanget nga gara, do të dështojnë ashtu siç dështoi edhe fushata qesharake e gjetjes së nënshkrimeve të parregullta, të cilat u mblodhën në një kohë rekord. BINDJA DEMOKRATIKE vazhdon t’i qëndrojë vendimit të saj për të garuar në çdo bashki të vendit, përveç atyre ku mund të rikandidojnë bashkiakë të djathtë në detyrë ose kandidatë të pavarur. Ajo është në një aleancë të gjerë me demokratët shqiptarë në gjithë vendin, përveç Lulzim Bashës, i cili ndjehet më i kërcënuar nga BINDJA, se sa nga Edi Rama

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here