Arrestimi i Saimir Tahirit, Rama: Mirëpresim që Prokuroria të rikthehet me të paktën një provë të vetme

Ditën e sotme, teksa kryeministri Edi Rama, duke folur në një konferencë të përbashkët për shtyp bashkë me Përfaqësuesen e Lartë për Punët e Jashtme dhe Politikën e Sigurisë në BE, Federica Mogherini, është pyetur se nëse do të arrestohet Saimir Tahiri.

Për Ramën është ende e qartë se Prokuroria e Krimeve të Rënda nuk ëshë asnjë provës për të kërkuar arrestimin e tij, ndërsa shtoj se mazhoranca do të jetë e gatshme të mirëpresë organi e akuzës nëse gjen prova të reja.

Është shumë e rëndësishme që të arrijmë të shpjegojmë që në procesin e Saimir Tahirit kuvendi dhe shumica qeverisë zbatoi në frymë dhe në germë gjithçka që Komisioni i Venecias nënvizoi lidhur me rastet kur një komision i posaçëm në parlament thirret në detyrë për të trajtuar çështjen e arrestit apo masave të parashikuara për një deputet.

Mirëpresim që Prokuroria të rikthehet me të paktën një provë të vetme dhe prokuroria e krimeve të rënda është larg shumë larg së qeni një trup që mund të konsiderohet e influencueshme nga çdo kush qoftë.

Së treti e thashë dhe e përsëris është gjëja më e lehtë që të nxirren bishta dhe të nxirren alibira e të krijohen pseudoargumente përballë faktit se Shqipëria i ka bërë një për një detyrat dhe ka marrë dëftesën nga Komisioni më i pamëshirshëm në Europë, që është KE. Ai shikon një për një zbatimin e detyrave. Në këtë aspekt kemi bërë detyrat tonë.”, tha Rama.

Prokuroria e Krimeve të Rënda vitin e kaluar kërkoi arrestimin e ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahrit.

Tahiri është ende nën hetim nga Prokuroria, pasi akuzohet për dy vepra penale, atë të përfshirjes së tij në një grup të trafikut të drogës, si pjesë e bandës së Habilajve, si dhe për shpërdorim detyre.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here