Arrestohet te Komuna e Parisit anëtari i grupit kriminal

Forcat e Rendit, RENEA dhe Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë kanë zhvilluar një aksion “blic” pasditen e kësaj të shtune në zonën e Komunës së Parisit, ku u arrestua Barush Bregu.

33-vjeçari nga Shkodra ishte dënuar me katër vite burg për kultivimin e bimëve narkotike si dhe me masë sigurie “Arrest në burg”, për armëmbajtje pa leje , pasi në shtator të vitit 2018, gjatë një operacioni të zhvilluar nga Policia, në banesën e këtij shtetasi u gjet një armë zjarri kallashnikov dhe municion luftarak.

Gjithashtu, Bregu është i skeduar si pjesëtar i një grupi kriminal dhe është i dyshuar edhe si autor për ngjarje të tjera të rënda kriminale të ndodhura në qarkun Shkodër më parë.

Policia njofton se po gjatë operacionit u arrestua ne flagrancë dhe shtetasi B. Ç. 21 vjeç, banues në Shkodër për veprën penale “Përkrahja e autorit të krimit”.

RENEA dhe FNSH kanë mbajtur në rrethim për më shumë se dy orë zonën e Komunës së Parisit, ku janë përdorur edhe snajperat.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here