Bahamas, një plazh privat për njerëzit mbipeshë

I vendosur në ishullin Eleuthera në Bahamas, resorti duket si një mjedis tipik i Karaibeve. Por ka një diferencë thelbësore: Prona është ndërtuar specifikisht për të akomoduar njerëzit mbipeshë.  Të gjitha dyert janë zgjeruar, karriket e sallave janë ndërtuar për të mbajtur deri në 250 kilogramë dhe shtretërit janë të përforcuar me çelik.

Rezultati, sipas pronarit James King, është “një parajsë e sigurt” ku njerëzit mbipeshë mund të udhëtojnë, relaksohen dhe të jenë të lirë për të bërë gjëra që njerëzit e tjerë i marrin si të mirëqena, si për shembull të veshin  një kostum banjo dhe të ecin përgjatë plazhit “pa u ndjerë të gjykuar”.

Resorti u hap në vitin 2015 dhe ndërsa në fillim biznesi ishte i ngadaltë, tani është rezervuar deri në pranverën 2018. Një qëndrim gjashtë-ditor fillon me $ 16,400 duke përfshirë 3 vaktet e ushqimit. Prona, e cila ka 24 dhoma, ofron vetëm rezervime grupore (me një maksimum prej 28 personash) për të siguruar që mysafirët të ndihen krejtësisht të qetë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here