Basha flet pas përfundimit të mbledhjes së Kryesisë, ja çfarë do të ndodh në 28 dhe 29 prill

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka folur pas përfundimit të mbledhje së Kryesisë së kësaj parite.

Basha u shpreh se në këtë mbledhje u miratua që Kuvendi Kombëtarë të mbahet në 28 dhe 29 prill.

Gjithashtu, kreu i PD theksoi se partia e tij do t’i jap mundësi çdo demokrati i cili dëshiron të kontribuojë. Ai theksoi se opozita po bëhet më e fortë dhe se shumë shpejtë do të futet në një transformim të thellë.

“Diskutimi ka qenë jashtëzakonisht i frytshëm. Sigurisht që ka mendime kritike, pa i rrahur mendimet nuk mund të arrihet në një rezultat. Shqiptarët e shohin këtë jo si një proces vetëm brenda PD, por si një grup nga i cili do lindë një shpresë për të gjithë vendin. Do t’i japim mundësinë çdo demokrati të japi kontributin e tij për këtë transformim të Partisë Demokratike. Nuk do jetë një takim formal, por bashkim i mendimeve” tha Basha.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here