Basha: Nuk pranojmë pazare për zgjidhjen e krizës

Ndryshe nga protestat e tjera të opozitës, në protestën e 10-të kreu i PD, Lulzim Basha mbajti një fjalim të lexuar. Ai tha se ne 30 Qershor shqiptarët refuzuan të keqen.

Sipas tij pa u ndërshkuar ata që vodhën votat nuk do të ketë zgjidhje politike të krizës.

“Sot jemi më shumë se kurrë, por më pak se kurrë në Shqipëri, vendi po shkretohet. Shqiptarët po largohen. Po ikin nga varfëria, pasiguria. Ne jemi ndarë nga familjarët, jetët tona janë varfëruar. Një vend që e braktisin më të mirët profesionistët, intelektualët, rinia nuk ka të ardhme. Sot Shqipëria ofron pak mundësi.  E vetmja e ardhme për fëmijët është të punojnë për partinë dhe oligarkinë. Mirëqenie ka vetëm për hajnin dhe grabitqarët. Ëndërra për Shqipërinë si Europa është e parealizuar. Vetëm shoqëritë ku sundon ligji dhe jo njerëzit, ecin para. Shqipëria është sot një vend pa ligj, rregulla, pa drejtësi”, tha Basha.

Ai i dergoi serish një mesazh socialisteve duke i kerkuar që të braktisin Ramën dhe të shpëtojnë partinë e tyre.

“Nga ky shesh dua ti drejtohem socialistëve të ndershëm kudo në Shqipëri. Ju nuk jeni hajna, ju nuk jeni kriminelë. Mos e lini partinë në duart e krimit, në duart e injorantëve. Është përgjegjësia tuaj ndaj vetes dhe Shqipërisë, braktiseni Edi Ramën, izolojeni Edi Ramën. Shpëtojeni partinë tuaj nga banditët e rrugës”, u shpreh Basha.

Basha theksoi se “qeveria që do të dalë nga zgjedhjet e lira do të hapë menjëherë negociatat me BE-në”.

Për Lulzim Bashën, sfida më e vështirë do të jetë beteja për të futur Shqipërinë në rrugën e vërtetë të përparimit me një një ekonomi të lirë dhe konkurencë të ndershme, duke luftuar kundër monopolove, kundër klientelizmit dhe kundër kapjes së ekonomisë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here