Bebe Rexha u tregon fansave për sëmundjen e rëndë që ka: Nuk më vjen turp

Bebe Rexha ka një lutje për fansat: “Më pranoni ashtu siç jam“. Këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare ka zbuluar se vuan nga ç’rregullimi bipolar, i cili karakterizohet nga alternimi i episodeve te fiksimeve dhe depresionit.

 

“Nuk dua që t’u vijë keq për mua: Dua vetëm që të më pranoni. Kjo është e gjitha, ju dua”, ka shkruar këngëtarja në Twitter.

 

 

Ky lajmi i ka mërzitur jo pak fansat e këngëtares të cilët i kanë ofruar shumë dashuri dhe mbështetje, ndërsa Bebe ka vijuar të tregojë disa nga përjetimet që i shkaktonkjo sëmundje.

“Për shumë kohë nuk e kam kuptuar pse ndihesha kaq e sëmurë. Pse ndihesha e dobët. Nuk doja të largohesha nga shtëpia apo të isha e rrethuar me njerëz dhe përse nuk arrija të flija gjithashtu. Që nuk më linte të punoja apo të krijoja muzikë. Tani e di pse”, ka shkruar ajo.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here