“Bënte punë që nuk i takonin”, Safet Gjici largon menaxherin Halili

Pas transferimit të Sindrit Gurit në Belgjikë, presidenti i Kukësit, Safet Gjici beson se Kukësi i tij tashmë është futur fuqishëm në treg. Kjo ishte një goditje tjetër e klubit verilindor pas shitjes së Elis Bakaj.

Numri një i kuksianëve, në një intervistë për “Super Sport” ka konfirmuar edhe largimin e Naim Halilit. Ai ka bërë të ditur se duan të krijojnë një model si Skënderbeu.

“Kemi bërë një transfertë të mirë me Gurin. I uroj shumë suksese kudo të shkojë, pa të do të jetë e vështirë. Dua t’iu them se do të kemi largime në stafin administrativ. Kemi pasur mangësi, dua të krijojmë një model si Skënderbeu. Është larguar Naim Halili. Menaxherët nuk i janë përgjigjur investimeve të mia. Kam qenë korrekt dhe nuk kam pasur rezultate.

Janë marrë me gjëra që nuk u takonin. Pakult dhe Nexhipi janë çelësi i suksesit”, – përfundon Gjici.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here