Bota“Njerëzimi do të zhduket pas 760 vitesh”

Një libër i titulluar “The Doomsday Calculation” ka rrëmbyer vëmendjen pasi ka përfshirë një qasje matematikore për të parashikuar pothuajse çdo gjë brenda një probabiliteti 50 përqind, madje duke shpjeguar se kur njerëzimi nuk do të ekzistojë më.

Autori William Poundstone ka përdorur metodën kopernikane të zhvilluar nga astrofizikani i Universitetit Princeton, J. Richard Gott III, për të përcaktuar  se njerëzimi do të pushojë së ekzistuari brenda 760 vitesh.

Metoda është thënë të punojë për të parashikuar gjatësinë e mundshme të ekzistencës së ndonjë gjëje në një kohëzgjatjeje të pasigurt, për aq kohë sa ajo është duke u hasur në një pikë të rastësishme në kohë.

“Natyrisht, nëse keni ndonjë informacion specifik që ndikon në jetën , për shembull, të njerëzimit ose një klase të yjeve, ju mund të vlerësoni jetëgjatësinë e saj më realisht”, tha Gott për “New York Times” në vitin 1993.

Metoda kopernikane , të cilën Poundstone e përdori në librin e tij dhe arriti në përfundimin e njerëzimi do të zhduket pas 760 vitesh,  bazohet në parimin Kopernikan, i cili thotë se Toka nuk është qendra e universit.

 


LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here