Caktohen dy prokurorët e dosjes 184

Dy prokurorët Rifat Kojku dhe Belina Zeneli do të hetojnë dosjen 184 ku janë akuzat për shitblerjen e votave në bashkinë e Dibrës në 2016.

Prokurorët u caktuan nga drejtuesja e Prokurorisë së Dibrës.

Dosja iu dërgua për kompetencë nga Prokuroria e Përgjithshme pasi u ndryshua vepra penale dhe nuk kishim të bënim me “bashkëpunim në formën e grupit të strukturuar kriminal”

Drejtuesja e prokurorisë Dibër, Esmeralda Cani nuk ishte pjesë e shortit për shkak të marrëdhënieve familjare me personat në hetim. Bëhet fjalë për Arben Keshin, kushëri i prokurores së Dibrës i cili doli nga disa prej përgjimeve të publikuara nga gazetar gjermane “Bild”

Hetimet nisën nga Prokurori i Krimeve të Rënda, Gentian Trenova i cili u shkarkua nga vetingu. Dosja i kaloi prokurorit të Krimeve të Rënda, Klodian Braho i cili shpalli moskopetencën. Më pas Arta Marku urdhëroi transferimin e saj ne Diber.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here