Çerdhja që bashkon fëmijët në Berat!

Çerdhja numër 7 në lagjen “Donika Kastrioti” në Bashkinë e Beratit ishte pika tjetër e ndalesë së një grupi gazetarësh, por edhe ministrave të qeverisë shqiptare së bashku me ambasadoren e Bashkimit Europian dhe Koordinatorin e Përhershëm i OKB-së në Shqipëri dhe Përfaqësues i Përhershëm i UNDP, Brian Willimas për të parë nga afër rikonstruksionin e kësaj godinë në kuadër të projektit “Fuqizim Ekonomik dhe Social për Romët dhe Egjiptianët- shtysë për përfshirjen Sociale”, me mbështetjen e BE.

Rikonstruksioni i kësaj çerdheje ishte një  nga prioritetet e identifikuara nga forumet këshillimore të komunitetit.

Ambasadorja e Bashkimit Evropian, Romana Vlahutin,  nënvizoi dy anët e rëndësishme të këtij projekti jo vetëm për komunitetin rom dhe egjiptian por edhe qytetarëve të tjerë të Beratit.

Është shumë e rëndësishme që fëmijët qoftë nga e ashtuquajtura shumicë qoftë pakicë të jetë e përfshirë që në fazën e hershme të jetës së tyre.  Ky është një objekt që do i shërbejë gjithë komunitetit. Jam shumë e lumtur që do i shërbejë dhe komunitetit rom e egjiptian. Që ata të mësojnë dhe luajnë si fëmijët e tjerë në Berat”, tha ajo.

I pranishëm ishte edhe ministri i Punëve të Jashtme, Ditmir Bushati, i cili vuri në dukje përfshirjen dhe zhvillimin njësoj për të gjithë fëmijët, pa ndasi.

Më vjen mirë që kjo nuk është një çerdhe apo kopsht vetëm për fëmijët që i përkasin kësaj pakice, po këtu ka fëmijë dhe njerëz të cilët kanë kontribuar apo sjellin fëmijët e tyre këtu në çerdhe dhe kopsht, i përkasin të gjitha grupimeve të ndryshme, qoftë asaj që konsiderohet maxhorancë, qoftë dhe pakicës në rastin konkret, rome dhe egjiptiane. Që do të thotë se thelbi kryesor i mesazhit tonë, i punës tonë, ka të bëjë jo me selektimin, ka të bëjë me përfshirjen dhe zhvillimin”, tha ministri Bushati gjatë fjalës së tij.

Nga ndërhyrjet në rikonstruksionin e çerdhes përfitojnë rreth 520 banorë egjiptianë, 24 banorë romë dhe 500 familje jo-egjiptianë, ndërsa konkretisht vetëm në këtë lagje të qytetit të Beratit përafërsisht 20 fëmijë nga komuniteti egjiptian dhe rom në zonën “Donika Kastrioti” dhe 40 fëmijë nga shumica do të ndjekin çerdhen dhe do të jenë më të përgatitur për edukimin parashkollor. Si rezultat i avokimit të vazhdueshëm nga anëtarët e komunitetit, Këshilli Bashkiak i Beratit vendosi të përjashtojë nga pagesa e tarifave të detyrueshme grupet në nevojë, ndër të cilat romët dhe egjiptianët.

Por rikonstruksioni i çerdhes nr.7 nuk ishte i vetmi projekt për bashkinë e Beratit për mbështetje që iu jepet komunitetit rom dhe egjiptian. Ambasadorja e BE-së dhe ministrat panë nga afër edhe një rast konkret ku falë një granti të vogël që kishte përfituar nga ky projekt, Emanuela Hasani tregoi punën e saj, një atelie e vogël ku qepte rrobat.

“Faleminderit shumë Bashkimit Evropian për mbështetjen që më dhanë që të fuqizohesha si biznes pasi unë si fillim kisha kohë e papunë. Kjo më ndihmoi që të shprehë ëndrrën time dhe ta vazhdojë në të ardhmen të qep rroba”, ishin fjalët e të resë që kishte përfituar nga ky projekt. .

Përfaqësues i Përhershëm i UNDP, Brian Willimas theksoi rëndësinë që ka ky projekt për fuqizimin e grave në jetën sociale, por edhe ekonominë e familjeve të tyre.

Është e rëndësishme që gratë të përfshihen sa më shumë në sektorin privat sepse ul varfërinë dhe

i nxjerr nga sektori informal”, tha ai.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here