Çështja e detit, Rama-Meta takim kokë më kokë për 60 minuta

Ka përfunduar takimi në ambientet e Presidencës mes kryeministri Edi Rama dhe presidentit Ilir Meta. Takimi u zhvillua në kuadër të negociatave Shqipëri-Greqi dhe kërkesës së Ministrit të Jashtëm, Ditmir Bushati për plotfuqishmëri nga ana e Presidentit Meta.

Takimi Rama-Meta zgjati 60 minuta, ndërsa ende nuk dihet nëse që të dy të kenë arritur një dakordësim i cili do t’i hap rrugë marrëveshjes detare me shtetin helen.

Nuk dihet ende nëse ka qenë Kryeministri Rama që ka kërkuar këtë takim “blic” me kreun e shtetit apo e anasjellta.

Kujtojmë se Presidenti Meta ka kërkuar që përpara se të japë plotfuqishmërinë e tij, të plotësohen të gjitha aspektet ligjore dhe kushtetuese nga ana e Ministrisë së Jashtme. Ndërsa të hënën në zyrën e kreut të shtetit, ishte edhe vetë Ministri i Jashtëm Bushati

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here