Çështja Xhafaj, Rama: Përgjimi audio është montazh, sipas ekspertizës ndërkombëtare

Vulëhumbur pa atdhe, dhe të çoroditur nga frika e drejtësisë i quajti Rama opozitën, duke reaguar edhe për çështjen “Xhafaj”.

“U them të gjithë atyre që unë mendoj shumë më ndryshe se ata, dhe pse pa dyshim e respektoj plotësisht shqetësimin e tyre që lidhet me bindjen legjitime tek shumë qytetarë të këtij vendi se drejtësia nuk mund të bëhet duke shkuar pas gjurmëve të njerëzve tanë, ndërkohë që ujqve të pyllit të padrejtësive jo vetëm nuk u ka hyrë gjë në këmbë, po duhet tu dëgjojmë përditë ulërimën duke kërkuar koka ndër ne. Ne nuk jemi si ata, dhe nuk duhet të bëhemi si ata. Ne nuk jemi të rënë nga qielli, engjëj jo e jo”, tha Rama.

Ai shtoi se ka kërkuar agjenci të specializuar ndërkombëtare për ekspertizë shkencore të përgjimit audio të publikuar nga opozita.
“Unë kam kërkuar nga një agjenci e specializuar ndërkombëtare ekspertizën shkencore të këtij materiale, dhe burimet e duhura zyrtare për mbledhjen e çdo informacioni të disponueshëm të agjencive përkatëse dhe partnerëve mbi çdo indicie të mundshme lidhur me vëllain e ministrit të Brendshëm. Unë e kam marrë mbrëmë përgjigjen e analizës shkencore të kryer në një ndër laboratorët më seriozë të botës, mua ajo përgjigje më mjafton. Po bëj një parantezë, jo për të bërtitur montazh-montazh. Po më mjafton për t’iu thënë juve se nuk jemi përpara një akti kompromentues të ministrit të Brendshëm po akti mashtrimi të një materiali autentik përmes të cilit synohet destabilizimi i qeverisjes dhe shkatërrimi i segmentit të fundit për çeljen e negociatave të Shqipërisë në BE. Një overdozë balte për të mbajtur të motiuar deputetë në Europë që të bien ndesh çeljes së negociatave me Shqipërinë, duke i treguar të tjerëve se çfarë hataje ka ndodhur në Shqipëri”, tha Rama.

“Ky sekret mafioz u zbulua nga opozita jonë dhe u shpërnda jo vetëm në median tonë që pati një shok amnezik dhe nuk u kujtua dot se sa shumë herë të tjera në këto vite, po në të gjitha faqet e Facebook të ministrave të vendeve anëtare të BE. Ministri i Brendshëm dora vetë paska qenë dhe diversant i krimit të organizuar në krye të komisionit të reformës, ku ka futur në fshehtësi një nen klandestin me qëllim mosekstradimin në Itali të vëllait të tij. Lavdi Zotit që shqiptarët kanë opozitën syfajkua e hundëçakall që zbuloi këtë akt mafioz kaq tronditës për mediat tona, duke u bërë thjesht një pyetje partnerëve të EURALIUS dhe OPDAT.
Kjo provë ulëritëse e vërtetësisë së parullave mori dhenë në mediat tona dhe gjithë kanalet ndërkombëtare të lobimit opozitar për të çelur negociatat për anëtarësim. E gjitha do të ishte një parodi për të qeshur nëse nuk do të kishte ndodhur me të vërtetë që e gjithë kjo shfaqje poliitke nuk do të kishte helmuar realisht gjakun e shumë qytetarëve të ndershëm të këtij vendi, baltosur Shqipërinë jashtë vendit që mezi presin lajme nga opozita.Kjo është një maskaradë e mirëfilltë destabilizuese e vënë në skenë për ti thënë Europës se ky është një vend ku ministria e Brendshme është vetë organizata mëmë e krimit të organizuar dhe trafikut të drogës, dhe për tu thënë shqiptarëve sa të jetë Edi Rama në qeveri minsitrat e brendshëm do të jenë eksponentë të lartë t botës së krimit global. Dhe si e tillë maskarada kësaj here meriton një përgjigje të qartë në rrafshin politik, po dhe shembullore në rrafshin e hetimit dhe ndëshkimit penal”, tha Rama.

Rama: Ministri Xhafaj nuk do të përgjigjet, as ligjërisht, as moralisht

Mjaft i ashpër ndaj opozitës, Rama tha në mbledhjen e grupit se ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj nuk do të përgjigjet as ligjërisht dhe as moralisht, pasi akuzat nuk vijnë nga organet e drejtësisë.

“Në mbrojtje të pikërisht të drejtës tonë kushtetuese për të refuzuar një padrejtësi që Kushtetuta na e njeh mundësinë ta gjykojmë kur prokuroria vjen këtu në Parlament. Për ta mbyllur këtë pjesë nuk kemi njerëz për të lëshuar në dhëmbët e ujqërve po jo t’i kërcasim dhëmbët orgneve të drejtësisë kur secili prej ne vihet në akuzë prej tyre. Akuzat sot ndaj minsitrit të Brendshëm nuk vijnë nga organi i drejtësisë, dhe nuk kanë lidhje me të drjetën si vlerë po as mund të neglizhohen si shumë e për lumë, akuza që na bëhen përditë dhe as mund të lihen vetëm me sqarimet e radhës. Sepse tanimë në majën e thikës së tyre qëndron një material konkret për të cilin dikush do të përgjigjet, jo me fjalë por me burg. Do ta shpjegoj pse. Ministri i Brendshëm nuk do të përgjigijet, as ligjërisht as moralisht”, tha Rama.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here