Covid-19, Ministria e Shëndetësisë raporton 14 raste të reja, 726 në total

171

Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se janë konfirmuar edhe 14 raste të reja me koronavirus gjatë 24 orëve të fundit.

Gjatë 24 orëve të fundit, 7 pacientë të tjerë, të gjithë nga Shkodra, i janë shtuar listës së të shëruarve, duke e çuar totalin e të shëruarve nga COVID-19 në 410.

Aktualisht, në dy spitalet COVID po marrin shërbim vetëm 36 pacientë.

Në vendin tonë 288 janë persona aktivë me COVID19 dhe siç shihet numri i të shëruarve është më i lartë. Kjo tendencë tashmë vazhdon të jetë e qëndrueshme.

Viktima e fundit ishte një një pacient 60-vjeçar në spitalin universitar “Shefqet Ndroqi, i konfirmuar me COVID19, i shtruar prej dy javësh në reanimacion, i cili vuante nga disa sëmundje bashkëshoqëruese. Deri sot, 28 qytetarë e kanë humbur betejën me këtë sëmundje megjithë përpjekjet e stafit mjekësor.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here