“Dekreti i 30 qershorit”, Meta: Mezi pres të kthehem në Parlament

Një ditë pasi Komisioni Hetimor i Kuvendit vendosi që Presidenti Ilir Meta të dëshmojë në lidhje me dekretin e tij të 30 Qershorit, ka ardhur reagimi i kreut të shtetit.

Në një postim në Facebook, Meta pranon se do të paraqitet në Komisionin Hetimor javën e ardhshme për të dëshmuar për vendimin e tij që çdekretoi 30 Qershorin dhe caktimi i 13 Tetorin për mbajtjen e zgjedhjeve, çështje që ka shkaktuar ngërç politik dhe institucional, për të cilën mazhoranca kërkon ta shkarkojë nga posti i kreut të shtetit.

Reagimi

“Të dashur miqtë e mi gazetarë, më “çmendët” me sms tuaja, si asnjëherë tjetër! Po ç’është kjo pyetje kaq absurde që më bëni të gjithë: A do shkoj tek Parlamenti?!

Së pari, Presidentit si Kryetar i Shtetit, i takon të jetë shembull i bashkëpunimit institucional. Dhe besoj se në këto dy vite kam bërë gjithçka për vendosur këtë bashkëpunim, në respekt të plotë të Kushtetutës, shtetit ligjor dhe interesit publik.

Së dyti, unë mezi pres të kthehem tek Parlamenti“

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here