Deputetët do të “thyejnë” karantinën, seancë plenare për rrëzimin e dekreteve të Metës

Deputetët e Kuvendit të Shqipërisë do ta thyejnë karantinën dhe pritet të mblidhen në seancë javën e ardhshme për të votuar aktet ligjore që kanë miratuar së fundmi.

Një mbledhje fizike e parlamentit mungon prej datës 5 mars, edhe pse mbledhjet e komisioneve janë zhvilluar online. Gjatë seancës do të votohen aktet normative të miratuara nga qeveria, në lidhje me masat për frenimin e përhapjes së koronavirusit. Por, në seancë pritet të rrëzohen edhe dy dekretet e Presidentit Meta, i cili ktheu për rishqyrtim paketën “anti-KÇK” dhe ligjin e pronave. Në mbledhjen e Komisionit të Ligjeve, zhvilluar këtë të martë, të dy dekretet u rrëzuan pasi deputetët thanë që nuk ishin të bindur nga argumentet e Presidentit.

Pavarësisht vendimit për t’u mbledhur Kuvendi, burime për A2 bëjnë të ditur se ende nuk është përcaktuar ambienti ku kjo do të ndodhë. Në sallën e Parlamentit duket se nuk është e mundur që të 122 deputetët të respektojnë masat e distancimit social, prandaj po shikohen alternativa të tjera.

 

A2 News

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here