“Dritan Dajti”, Gjykata e Posaçme rrëzon kërkesën e SPAK për pushimin e hetimeve të 3 gjyqtarëve

Gjykata e Posaçme ka rrëzuar kërkesën e SPAK për të pushuar hetimet ndaj 3 gjyqtarëve që pranuan gjykimin e shkurtuar për Dritan Dajtin duke e kthyer dënimin e përjetshëm me 25 vite burgim.

Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion (SPAK) kërkoi pushimin e çështjes penale ndaj tre gjyqtarëve.

Prokuroria e Posaçme argumenton se nuk ka fakte për kryerjen e veprës penale nga 3 gjyqtarët.

Tre gjyqtarët Petrit Aliaj, Skënder Damini dhe Aleks Nikolli u hetuan pas dyshimeve për korrupsion.

Dritan Dajti i akuzuar për vrasjen e 4 policëve në vitin 2009 i shpëtoi burgimit të përjetshëm kur Apeli i Krimeve të Rënda me këtë trupë gjykuese pranoi gjykimin e shkurtuar dhe e dënoi me 25 vite burg.

/Ora News.tv/

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here