Dua Lipa dhe Stanaj në Kosovë, data kur do t’i shihni…

  • Pas  triumfimit në British Awards, ku rrëmbeu edhe dy çmime, Dua Lipa do të përformojë në festivalin e muzikës “Sunny Hill” në Prishtinë, i cili do të mbahet më 10 gusht të ketij viti. Lajmin e ka bërë të ditur vetë këngëtarja në rrjetin social Instagram. Gjithashtu Dua Lipa ka publikuar listën e plotë me 14 festivale, ku do tëpërformojë këtë verë në qytete të ndryshme të botës. Por surprizat për Kosovën nuk mbarojnë me kaq. Në festivalin “Sunny Hill” në Prishtinë, 22 vjeçares do t’i bashkohet një tjetër artist shqiptar që po bën karrierë muzikore në Amerikë, Albert Stanaj. Krijuesi i hitit “Romantic” është shprehur i emocionuar në rrjetet sociale për performancën e parë të tij në Kosovë.“Hej Dua Lipa, nuk më pritet që të të bashkohem në Kosovë në festivalin e muzikës ‘Sunny Hill’. I emocionuar që të performoj për herë të parë në Kosovë. Detaje të tjera së shpejti, shihemi”, shkruan Stanaj në Instagram.Kujtojmë që me 17 shkurt, me rastin e Pavarësisë, Rita Ora vizitoj Kosovën, ku mepërformancën e saj ndezi publikun e Prishtinës.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here