E djathta greke fiton zgjedhjet

Demokratët në Greqi kanë arritur të fitojnë shumicën absolute në zgjedhjet e parakohshme parlamentare.

Partia e kryeministrit të ardhshëm, 51-vjeçarit Kirjakos Micotakis, mori rreth 40 për qind të votave ose 158 mandate, ndërsa rivali më i afërt, kreu në largim i ekzekutivit, Aleksis Cipras, 8 për qind më pak ose 86 mandate.

Në fjalimin e fitores, konservatori Micotakis premtoi përmbushjen e zotimeve elektorale për taksat të ulëta, rritje të investimeve dhe të vendeve të punës.

“Ju kërkova një mandat të fortë për të ndryshuar Greqinë, dhe ju ma ofruat me bujari. Nga sot, nis një betejë e vështirë por e bukur”, tha ai.

Shefi i “Sirizës”, Cipras, e pranoi humbjen por tha se partia e tij do të mbetet një forcë e përgjegjshme dhe dinamike opozitare.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here