E premte e zezë, vritet me thikë 16-vjeçari

Është kthyer në një ditë të zezë kjo e premte, pasi një 16-vjeçar është vrarë në qytetin bregdetar të Durrësit. Viktimë ka mbetur i riu Anxhelo Gjakoza. Fillimisht policia njoftoi për një sherr mes adoleshentëve, ku 16-vjeçari mbeti i plagosur.

Ky i fundit u dërgua me urgjencë në spital, por nuk mundi të mbijetojë nga plagët e marra me thikë.

Për ngjarjen policia ka ndaluar një 17-vjeçar me inicialet D.L.

Sipas mjekëve, viktima kishte marrë edhe një goditje me thikë pranë zemrës, plagë e cila ka bërë që ai të humbë gjak dhe për rrjedhojë ndërhyrja e mjekëve nuk ka dhënë rezultat.

Shkaqet e sherrit mes të rinjve janë ende të paqarta teksa ka nisur puna hetimore.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here