Evropa rihap kufijtë/ BE ende pa vendim për Ballkanin Perëndimor

127

Pas 3 muajve izolim europianët udhëtojnë nga kjo e hene pa asnjë kufizim në të gjitha vendet e unionit. Gjermania dhe Austria kanë hequr kufizimet e udhëtimit me vendet e BE dhe ato të Shengenit si Zvicra, Lichtenshtajni, Islanda, Norvegjia.

Edhe Franca, Çekia dhe Norvegjia kanë hapur kufinjtë e brëndshëm në përputhje me rekomandimet e Komisionit Europian. Por Franca ka ende përjashtime për Spanjën dhe Britaninë e Madhe. Turistët që vijnë nga këto vende, duhet t’i nënshtrohen karantinës 2 javore.

Për të gjitha vendet jashtë zonës së Shengen, Franca ka vendosur të hapë kufijtë e saj më 1 korrik, por në varësi te situates en keto shtete. Presidenti Emmanuel Macron njoftoi gjithashtu hapjen e të gjitha restoranteve këtë të hënë, në mënyrë që të nxisë ekonominë e goditur nga pandemia.

Ndryshe nga pjesa tjetër e Europës, Hungaria, Bullgaria, Austria, Republika Çeke, Sllovakia dhe  Letonia, vijojnë të mbajnë në fuqi disa kufizime për udhëtarët të cilët vijnë nga vende europiane ku shkalla e infeksionit mbetet ende e lartë.

Italia hapi kufijte e saj më 3 qershor. Venecia është mbushur me tyrsitë të huaj.

Ndërsa Greqia, ka rihapur aeroportin e  dytë ndërkombëtar në Selanik, për të pritur turistët. Athina zyrtare madje ka hapur kufinjtë edhe me disa rajone jashtë Bashkimit Europian si Australia, Zelanda e Re, Japonia, Koreja e Jugut dhe Kina. Ndërsa Spanjë do të presë tursitët e vendeve të BE-së më 21 qershor.

Por ndërsa kontinenti ndjek rrugën e kthimit në normalitet, Ballkani Perëndimor duhet të presë edhe disa ditë, pasi Komisioni Europian ka rekomanduar heqjen e kufizimeve të udhëtimit duke nisur nga 1 korriku dhe në varësi të situatës  epidemiologjike në Shqipëri, Kosovë, Serbi, Maqedoninë e Veriut, Malin e Zi e Bosnje –Hercegovina.

Vizion Plus

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here