Fino heq dorë nga detyrat në PS, garon per kreun e FSHF

Deputeti Bashkim Fino ka dhënë dorëheqjen nga të gjitha funksionet në Partinë Socialiste, për shkak se garon për postin e Presidentit të Federatës Shqiptare të Futbollit.

Me anë të një mesazhi në Facebook, Fino thotë se i ka paraqitur dorëheqjen kryetarit të partisë nga funksioni i sekretarit organizativ dhe administrativ të Partisë Socialiste.

Pavarësisht se nuk jam i detyruar ligjërisht, sapo i paraqita dorëheqjen Kryetarit të Partisë dhe Sekretarit të Përgjithshëm nga funksioni i sekretarit organizativ dhe administrativ të Partisë Socialiste. Ky akt, vjen për të evituar çdo paragjykim, për një garë të drejtë dhe të ndershme, në kuadër të kandidimit tim për postin e presidentit të FSHF”, shkruan Fino.

Sot, Kryeministri Edi Rama tentroi të distancohet nga gara për president të Federatës Shqiptare të Futbollit. Ai u shfaq në kreut aktual, Armando Duka i cili kandidon për një mandat të pestë, në ceremoninë e nisjes së punimeve të asaj që e quajtën “shtëpia e re” e Federatës Shqiptare të Futbollit që do ndërtohet te ish-kompleksi Dinamo.

“Ju lutem, mos më ngatërroni mua me zgjedhjet e presidentit të FSHF-së” , tha Rama në fund të fjalës së tij.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here