FMN: Të ndalohen propozimet e pakërkuara për të gjitha PPP-të

Fondi Monetar Ndërkombëtar përsëriti edhe njëherë apelin që të mos pranohen propozime të pakërkuara. Në përfundim të misionit në Shqipëri, FMN theksoi se projektet PPP janë një rrezik i shtuar për buxhetin e shtetit. Brenda datës 15 maj, kontratat e Partneritetit Publik-Privat për akset Milot-Balldren dhe Orikum-Dukat do të shkojnë në parlament për miratim. Me këto vendime shqiptarëve u shtohen dhe 1.5 miliardë euro për të shlyer. Fondi Monetar Ndërkombëtar vijon të bëjë apel për të bërë kujdes me kontratat PPP.

 

“I nxisim autoritetet t’i përdorin ndryshimet e fundit në ligjin për PPP-të për t’i kufizuar risqet që lindin nga detyrimet e kushtëzuara të lidhura me to dhe për të siguruar administrim më të qëndrueshëm të investimeve publike. Kjo ka rëndësi për mbrojtjen e financave publike dhe për sigurimin e maksimizimit të vlerës. I mirëpresim shtesat dhe ndryshimet që synojnë përmirësimin e administrimit të risqeve të PPP-ve. Me marrjen përsipër të një roli të ri nga ana e MFE-së si filtër për PPP-të, duhet siguruar që kjo ministri të ketë kapacitetin për të vlerësuar risqet dhe kostot e këtyre projekteve, sidomos në fazën përpara studimit të leverdishmërisë”, – tha Jan Kees Martijn.


 

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here