FOTO/ Shoferi në gjendje të dehur, përplasen dy autobusa të linjës Tiranë-Kamëz. Ka të plagosur

Një aksident me pasojë plagosjen e disa personave ka ndodhur ditën e sotme në Tiranë, ku janë përplasur dy autobus të linjës Kamëz-Tiranë. Nga përplasja e ndodhur në vendin e quajtur “Kthesa e Kamzës”, kanë mbetur të plagosur 6 pasagjerë.

Fatmirësisht deri më tani nuk raportohen viktima, ndërsa të plagosurit janë ndihmuar nga kalimtarët, për tu transportuar më pas në spital për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore.Nga të dhënta paraprake,.  mësohet se një nga shoferët e autobusit ishte në gjendje të dehur.

Media e Re ka mundur të sigurojë foto nga vendi i ngjarjes, ku shihen dy autobusët e dëmtuar si dhe qytetaret të cilët  përpiqen të ndihmojnë të plagosurit. Ndërkohë në vendngjaje ka mbërritur policia e cili po punon për zbardhje n e plotë të rrethanave të aksidentit.

Njoftimi i policisë

Më datë 22.06.2018, rreth orës 08:10, tek kthesa e Kamzës janë përplasur dy autobuza të linjës “Tiranë – Kamëz” me targë AA628 GC, me drejtues shtetasin K. A., 43 vjeç dhe me targë AA 958 LN, me drejtues shtetasin S. R., 40 vjeç.

Si pasojë e përplasjes janë dëmtuar lehtë dhe janë dërguar për ndihmë mjekësore në SQU shtetasit, A. P., 22 vjeçe, S. R., 43 vjeç, V. H., 23 vjeç, S. K., 53 vjeç, K. G., 19 vjeçe dhe E. L., 22 vjeçe ( të gjithë pasagjer në dy autobusat e linjës “Kamëz-Tiranë ).

Shërbimet e policisë dhe drejtuesit e autobusave ndodhen në vendngjarje, po kryhen veprimet e mëtejshme hetimore për zbardhjen e shkakut dhe rrethanave të përplasjes.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here