FOTO/ ‘Trenat gjigandë të tokës’ makina e çuditshme që ndërtoi ushtria amerikane

Në vitin 1950 qeveria amerikane urdhëroi kompaninë nga Teksasi ‘LeTourneau’ që të ndërtonte një lloj ‘treni gjigant’ që të mund të ecte me goma në tokë. Kompania ndërtoi tre të tillë, eksperimental, ku njëri arriti gjatësinë 183 metra duke vendosur edhe rekordin si automjeti më i gjatë i ndërtuar ndonjëherë.

Kompania LeTourneau e kishte qendrën në Teksas dhe njihej për prodhim të artilerisë së rëndë. Në vitet ‘50 ato dolën me idenë e përdorimit të naftës ose elektricitetit që do të lejonte drejtimin e këtyre makinave me shumë timona.

Çdo timon do të kishte motorin e tij të ndarë nga tjetri. Këto timonë ishin të ngjashëm me ato të lokomotivave, por ishin prej gome dhe jo prej çeliku.

Fuqia që kishte kjo lloj makine ishte sa për të transportuar 45 ton ngarkesë. Por kaq nuk do ti mjaftonte për ushtrinë amerikane. Ato kërkuan që një model edhe më i madh të prodhohej, i cili do të quhej Train Mark II.

Ky do të përfshinte tipare të njëjta por me kërkesën që të ishte edhe më i gjatë se i pari. Kompania nga 600 kuaj fuqi që kishte treni i parë, do të kalonte në 1170 kuaj fuqi, gati sa dyfishi i trenit të parë. Ato bënë që të gjithë timonat të lëviznin njëkohësisht të menaxhuar nga kabina kryesore, pasi panë se kishte vështirësi në lëvizje.

Një nga kabinat e këtij treni gjigant arrinte deri në 9.1 metra. Treni mund të përmbante deri në 150 ton dhe mund të udhëtonte deri në 640 kilometra duke qenë i mbushur plot me karburant. Modelet e fundit u prodhuan deri në 1960 ndërsa në 1962 ato iu dhuruan ushtrisë amerikane.

Më vonë treni u vu në shitje për 1.4 milion dollarë, ndërsa gjithçka që ka mbetur tani është një kabinë kontrolli dhe e gjithë pjesa tjetër është shitur për skrap nga ky model gjigant i trenit të lëvizshëm.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here