Fotografi mahnitëse nga “Hëna e luleshtrydheve”

108

Entuziastët e astronomisë por edhe qytetarët në Britaninë e Madhe patën mundësinë të shijonin mbrëmë një hënë të plotë madhështore.

Hëna e plotë këtë muaj e njohur si ‘Hëna e luleshtrydheve’ ose ‘Hëna e trëndafilit’ arriti kulmin e saj mbrëmë dhe u dha mundësinë shumë njerëzve të realizonin foto fantastike me të.

Ekziston një mit se “Hëna e luleshtrydheve” e ka marrë emrin nga nuanca rozë që shfaqet në të por nuk është kështu.

Hëna e plotë e qershorit njihet si “Hëna e luleshtrydheve” sepse përkon me sezonin e pjekjes së luleshtrydheve në SH.B.A.

Evropianët e kanë quajtur atë “Hënën e trëndafilit”, ndërsa kulturat e tjera e kanë quajtur “Hëna e nxehtë” për shkak të fillimit të nxehtësisë së verës.

Edhe pse nuk ishte rozë, fotografitë ishin mahnitëse.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here