Fotot që bënë historinë e Murit të Berlinit

Në disa foto të publikuara nga agjencia e lajmeve italiane ANSA, tregohet një pjesë e historisë së rënies në Murit të Berlinit në 1989, momente përjetimi të njerëzve apo dhe firmosje të rëndësishme që më pas do të ndryshonin historinë e Gjermanisë.

Muri i Berlinit ishte një barriere e ndërtuar nga republika demokratike e Gjermanisë.

U ndërtua më 13 gusht 1961 dhe u shkatërrua më 9 nëntor 1989.

Ai u ndërtua nga qeveria komuniste e Gjermanisë Lindore nën komandën e Moskës, për të parandaluar kalimin e mundshëm të emigrantëve nga blloku lindor në Perëndim.

Ishte një barrierë prej betoni e lartë gati 3 metra dhe përshkonte gjithë Berlinin duke e ndarë më dysh për 28 vjet. Në të bënin pjesë dhjetëra kulla vrojtimi dhe dyer kalimi, përfshi edhe të famshmen “Pikëkalimi Çarli”. Konsiderohej si linja e hekurt midis dy botëve të kundërta përgjatë gjithë kohës së luftës së ftohtë.

Shkatërrimi i tij shënoi fillimin e krisjes së komunizmi në Evropë.

Për rreth 50 vjet, shteti gjerman ishte i ndarë në dy pjesë: në pjesën demokratike(Gjermania Perëndimore) dhe atë komuniste(Gjermania Lindore).

 

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here