Frontex në Shqipëri, Avramopulos: nuk cënon sovranitetin e kufijve

Dimitris Avramopoulos

Nga sot misioni i Frontex nis punën operacionale në Shqipëri, si i pari vend në rajon që nënshkruan me BE marrëveshje të këtij formati.

Shqipëia është vendi i parë në Ballkanin Perëndor që BE po shkon përpara me këtë menaxhim të ri.

‘Ky bashkëpunim është një hap i rëndësishëm që na bashkon më shumë” nënvizoi komisioneri europian për Emigracionin, Dimitris Avramopoulos.

Ndërsa nëvizoi: “Më lejoni të jem i qartë. Shqipëria mbetet përfundimisht përgjegjëse për ruajtjen e kufirit të saj dhe asnjë pikë dyshimi sa i takon sovranitetit kombëtar. Skuadrat e Agjencisë Europiane dhe rojet bregdetare mund vetëm të kryejnë detyra dhe të ushtrojnë ndonjë tagër në territorin e Shqipërisë nën instruksionin dhe në praninë e rojes kufitare të Republikës së Shqipërisë.”

Duke iu përgjigjur interesit të mediave, komisioneri Dimitris Avramopoulos komentoi vendimin e parlamentit në Holandë për kthimin e vizave  me qytetarët shqiptarë.Ai pohoi se nuk dëshiron të hyjë brenda çështjeve të brendshme të një vendi anëtar të BE-së, por shtoi me siguri se në Komisionin e BE-së nuk ka arritur asnjë ankesë.Ai tregoi se si do të veprohet më tej nëse një kërkesë e tillë mbërrin në Komision.

 

 

“Së pari nuk bëjmë asnjëherë komente se çfarë vendoset në vendet anëtare, por për deri sa thelbi  i pyetjes suaj, që ka të bëjë me pezullimin e vizave. Më lejoni të them se komisioni nuk ka marrë asnjë kërkesë për penalizim të vizave për asnjë vend në Europë, i cili përfiton nga lëvizja e vizave. Nëse kjo ndodh, më besoni se ne duhet të bëjmë një analizë të thellë mbi informacionin e disponueshëm me vendet specifike të vendit x dhe mbi rrethanat”—tha komisioneri.

 

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here