Fundjavë ndryshe për ish- ministrin Tahiri

Ish-Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri po shijon plotësisht lirinë pas vendimit të Gjykatës së Apelit të Krimeve të Rënda që i hoqi masën ‘arrest shtëpie’ pak ditë më parë.

Ditën e sotme, bashkëshortja e tij Faltinda Berisha ka publikuar një foto ku shfaqet me bashkëshortin e saj, djalin si dhe një qengj i vogël që mbahet në dorë nga ish-ministri. Ajo e shoqëron foton me dixhiturën  “Jo thjesht ne të tre”. Ish-ministri ka qenë kryefjalë e zhvillimeve në muajin e fundit fillimisht pas vendimit të gjykatës së Shkallës së Parë që e la në ‘arrest shtëpie’ në kuadër të hetimeve të dosjes ‘Habilaj’ ndërsa më pas Apeli i riktheu lirinë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here