Gjata: Kajmaku të dorëhiqet menjëherë

 Partia Demokratike akuzoi sot socialistet se ne urdhrin e Edi Ramas po tentojne te falsifikojne formularin e dekriminalizimit te kryetarit te bashkise se Vores, Agim Kajmaku.

 “Edi Rama po përpiqet të blejë kohë për kriminelin tjetër që i është zbuluar në bashki, këtë herë, duke fallsfikuar dokumentat shtetërorë, siç është formulari i dekriminalizimit.

Pyetja drejtuar Edi Ramës, Belinda Ballukut, Agim Kajmakut dhe Arta Markut është e thjeshtë dhe e drejtpërdrejtë: A është dënuar, dëbuar, arrestuar dhe shpallur në kërkim ndonjëherë në Greqi për vepra penale të rënda dhe a e ka fshehur këtë fakt në vetedeklarimin e dekriminalizimit”, u shpreh Gjata.

Gjata i kërkoi kryeministrit Edi Rama që të reagojë dhe të japë sqarime, ndërsa theksoi se Kajmaku duhet të japë menjëherë dorëheqjen.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here