Gjendet i vdekur në banesën e tij në Itali, 33-vjeçari shqiptar dyshohet se është vrarë

Një 33-vjeçar shqiptar është gjetur i vdekur në banesën e tij në Romë.

Sipas mediave italiane, ngjarja ka ndodhur gjatë natës në rrugën ‘Tota’, Valmontone në Romë dhe ka dyshime se shqiptari është vrarë.

Nga hetimet e deritanishme, dyshohet se shqiptari është vrarë duke e mbytur pa përdorur armë apo sende të forta.

Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të vdekjes së shqiptarit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here