”Gjërat që nuk bëre”

Kujtoj ditën që të mora hua makinën dhe ta dëmtova, të kujtohet, apo jo?

Thashë se do të më vritje, por ti nuk e bëre

Kujtoj atë ditë që ngulmova të shkojmë në plazh,

ndërsa ti më kundërshtoje,se dukej që do të binte shi, dhe ra shi, apo jo?

Thashë se do të më bërtisje: ”Ta pata thënë!”, por ti nuk e bëre.

Kujtoj atë ditë kur u përdridhesha të gjithëve, për të të bërë xheloz,

dhe ti u bëre xheloz, të kujtohet, apo jo?

Thashë se do të më lije, por ti nuk e bëre.

A të kujtohet atëherë kur përmbysa nga inati tortën

në tapetin e makinës sate?

Thashë se do të më rrihje, por ti as këtë nuk e bëre.

Kujtoj atë natë që harrova të të them se ne pritje duhej shkuar me veshje serioze,

dhe ti erdhe i veshur me xhins, a të kujtohet?

Thashë se do të më ndëshkoje, por ti nuk e bëre.

Po janë kaq shumë bëra që ti nuk i bëre!

Sepse kishe durim me mua, më dashuroje dhe më mbroje.

Ishin shumë gjëra për të cilat desha të të kërkoja të falur,

Kur të ktheheshe nga Vietnami!

Por ti nuk u ktheve!

 

Poezi nga një vajzë anonime e sjell nga Leo Buscaglia

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here