Gjirokastër, dy këshilltarë të LSI dhe një i PDIU në Këshillin Bashkiak i bashkohen P

SDy këshilltarë të LSI dhe një i PDIU, në Këshillit Bashkiak të Gjirokastrës i janë bashkuar grupit të këshilltarëve socialist. Arben Rexhaj dhe Adrian Hyska nga LSI dhe Selaudin Mosho i PDIU kanë bërë publik vendimin e tyre, të detyruar nga qendrimi kundër interesave të qytetarëve që po mban LSI.

Në reagimin e tyre anëtarët e këshillit bashkiak shprehen se janë zgjedhur nga populli dhe jo nga krerët e partive, ndaj është e drejta e tyre që të zgjedhin forcën politike që vërtet i lë hapësirë për të dhënë kontributin e tyre.
Dy këshilltarët kanë hedhur akuza edhe ndaj PD, duke theksuar se më këtë forcë politike nuk ka asgjë çfarë e bashkon, pasi ndaj PD tashmë rëndon edhe një fakt i rënde, se me financime okulte ruse ka tentaur të krijojnë trazira dhe të dëmtojë Shqipërinë.

“Me aleancën PD-LSI nuk kishte më asgjë çfarë na bashkonte, aq më tepër kur sot jemi përpara një fakti të rëndë. Partia që para 27 vitesh lindi si shpresë për shqiptarët, sot merr financime okulte nga oligarkë rusë, vetëm e vetëm për të nxirë Shqipërinë dhe për të krijuar trazira. Besoj se kjo turpëron edhe kolegët e tjerë demokratë në Këshillin Bashkiak të Gjirokastrës dhe gjithë mbështetësit e PD-së. Lulzim Basha duhet të shkojë përpara drejtësisë për këtë aferë të rëndë kundër Shqipërisë, ndërsa LSI-ja mund të vazhdojë t’i qëndrojë nga pas duke rikonfirmuar sërish se ka qenë dhe mbetet parti tepsie dhe që s’i intereson asgjë tjetër veç pushtetit”, thanë në qendrimin e tyre para opinionit publik këshilltarët.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here