Gjykata vendos rinisjen e punimeve të “Velierës”

Gjykata Administrative ka vendosur që punimet e projektit të “Veliera” në Durrës të rifillojnë, por duke u përjashtuar zona A.

Ky projekt është debatuar gjatë nga forcat politike dhe shoqëria civile për shkak se gjatë gërmimit të punimeve janë zbuluar rrënoja të lashtësisë të cilat klasifikohen si monument kulture.

Kreu i Bashkisë së Durrësit, Vangjush Dako, është akuzuar vazhdimisht nga PD, pasi sipas tyre “Veleria” bëhet për fitime personale.

Aktivisti i Shoqërisë Civile, Sazan Guri është shprehur i pakënaqur nga ky vendim duke u thënë se “kjo betejë do të vazhdojë në Strasburg”.

Ndërkohë që avokatja Mirela Jorgo është shprehur se “vendimin për ndërprerjen e punimeve do ta apelojmë”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here