Gjyqtarja e Vlorës në “sitën” e vetting-ut, justifikon pasurinë. Ja kur jepet vendimi

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit  zhvilloi  seancën dëgjimore për gjyqtaren e Apelit Vlorë Brikena Ukperaj (Lubonja).

Trupa gjykuese e përbërë nga Xhensila Pine, Valbona Sanxhaktari, Etleda Çiftja shqyrtoi dosjen e gjyqtares bazuar në tre kritere, pasurinë, pastërtinë e figurës dhe aftësimin profesional.

Sipas ILDKPI, gjatë verifikimeve të vëra ndaj gjyqtares konfirmohet se Ukperaj  nuk ka bërë deklarim të rremë dhe se justifikon pasurinë që zotëron.

Për verifikimin e gjyqtares u hetua burri dhe prindërit e saj. Vendimi përfundimtar për gjyqtaren e Vlorës do të jepet në 25 qershor.

Kujtojmë që Brikena Ukperaj (Lubonja) është edhe kandidate për Këshillin e Lartë Gjyqësor.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here